December 15, 2025
sdffdsfdsdsffsdfsd.jpg


Postuar: Dhjetor 14, 2025 | 22:47

Interi ka marrë sot kreun e renditjes në Serinë A me një fitore 2-1 në transfertë ndaj Xhenoas, duke përfituar maksimalisht nga hapi i gabuar i Milanit dhe Napolit. Zikaltrit kanë festuar e mbi të gjithë trajneri Kristian Kivu, i vendosur në epiqendër të kritikave në fillimin e sezonit e për të cilin erdhi momenti i hakmarrjes.

sdffdsfdsdsffsdfsd

“Mua më pëlqen të flas për ndeshjen dhe paraqitjen, për atë që kemi vënë në fushë duke e ditur që këtu nuk është kurrë e thjeshtë të luash. Për momentin që kjo skuadër po kalon që kur ka ardhur De Rosi, për intensitetin që vendosin në lojën e tyre në një stadium të tillë me një tifozeri të bukur. Unë marr me vete karakterin e treguar në vështirësi, paraqitjen dhe tre pikët që ishin gjëja më e rëndësishme.

Ne më të mirët? Pesë muaj më parë duhet të përfundonim në vend të 8-10 pasi ishim të mbaruar. Ne thjesht po luftojmë, po punojmë dhe luftojmë pasi është detyra jonë. Nuk përputhen gjërat? Këtë nuk e di, por duhet mbajtur një lloj koherence. Ne jemi të ndërgjegjshëm për atë që duhet bërë, me raste ia dalim, me raste jo”, tha trajneri i Interit.

PANORAMASPORT.AL













Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *