Postuar: Dhjetor 14, 2025 | 23:00
Reali i Madridit arriti një fitore të vuajtur ndaj Alavesh me rezultatin 1 me 2, duke mbajtur në –4 diferencën nga kryesuesit e Barcelonës.

Kilian Mbape ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 24-t, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0 me 1. Në minutën e 70-të, ishin vendasit që shënuan me Vicenten, duke gjetur baraspeshën e përkoshme.
Por kjo baraspeshë zgjati vetëm 6 minuta, pasi Reali shënoi sërish me brazilianin Rodrigo. Kjo ishte fitorja e 12-të në 17 javë kampionat për galaktikët e Çabi Alonsos, të cilët mbajnë përkohësisht vendin e dytë me 2 ndeshje më shumë se Vijareali i vendit të tretë që ka 4 pikë më pak. Në duelin e radhës Reali i Madridit do të përballet me Sevijan në shtëpi.
FT ALAVESH-REAL MADRID 1-2
Vicente 69′ / Mbape 24′, Rodrigo 76′
GOLI I RODRIGO: VIDEO
GOLI I VICENTE: VIDEO
GOLI I MBAPE: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:

PANORAMASPORT.AL