Sulmi terrorist në Sidnei, Osmani: Qëndrojmë në solidaritet me komunitetin hebre dhe popullin e Australisë

December 14, 2025 • arsoadmin


23:03 |
14 Dhjetor 2025

E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dënuar sulmin terrorist në plazhin Bondi në Australi gjatë një feste hebraike, ku mbetën të vdekur 16 persona, derisa u lënduan 40 tjerë.

Osmani përmes një postimi në platformën “X” ka shprehur ngushëllime për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre.

“Ngushëllimet tona më të thella për familjet që humbën të dashurit e tyre në sulmin e tmerrshëm terrorist në Sydney. Zemrat tona janë me të gjithë të prekurit dhe u urojmë forcë dhe shërim të plagosurve. Ne jemi në solidaritet të plotë me Kryeministrin.@AlboMP, komunitetin hebraik dhe popullin e Australisë. Dhuna dhe urrejtja nuk duhet të kenë vend në botën tonë”, shkroi Osmani.



BURIMI I LAJMIT

#Sulmi #terrorist #në #Sidnei #Osmani #Qëndrojmë #në #solidaritet #komunitetin #hebre #dhe #popullin #Australisë, #Sulmi #terrorist #në #Sidnei #Osmani #Qëndrojmë #në #solidaritet #komunitetin #hebre #dhe #popullin #Australisë

News Podcast