December 21, 2025
milani.webp.webp


Milani ka dështuar të marrë tri pikët në shtëpi, duke barazuar 2:2 me Sassuolo në një ndeshje të fortë dhe të hapur në “San Siro”.

Mysafirët kanë kaluar të parët në epërsi me golin e Ismaël Kone, por Milan ka reaguar para pushimit përmes Davide Bartesaghi, i cili e ka shënuar golin e barazimit.

I njëjti lojtar e ka kaluar Milan në epërsi në pjesën e dytë, duke realizuar golin e dytë personal.

Megjithatë, Sassuolo nuk është dorëzuar dhe ka barazuar rezultatin me golin e Armand Lauriente rreth pesëmbëdhjetë minuta para fundit.

Të dyja skuadrat kanë pasur raste për fitore, por rezultati ka mbetur i pandryshuar.

Pas këtij barazimi, Milan rrezikon të humbasë pozitën udhëheqëse në Serie A, ndërsa Sassuolo vazhdon paraqitjet pozitive dhe aktualisht renditet në vendin e nëntë.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *