December 21, 2025
SPALETI1.jpg


Luçiano Spaleti, trajneri i Juventusit, foli për mikrofonat e DAZN pas fitores jashtë fushe ndaj Bolonjës me rezultatin 0-1, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Serisë A.

SPALETI

A është kjo fitorja më e bukur dhe më e rëndësishme që nga momenti kur drejton Juven?

“Pa dyshim po, sepse përballë kishim një skuadër me vlera, forcë dhe entuziazëm. Një ekip i punuar dhe i ndërtuar mirë, edhe me 10 lojtarë na krijuan situata të vështira. Të fitosh këtu është një meritë edhe më e madhe për futbollistët e mi dhe sonte duhet t’u thuhet vërtet ‘bravo’.”

Zëvendësimi i Kabal ishte lëvizja vendimtare?

“Nëse nuk merr rezultat dhe nuk përmirësohesh, bëhet e vështirë, por në stërvitje kisha parë gjëra të bëra mirë. I kisha gjetur energjikë dhe reaktivë. Kishte nevojë për një paraqitje që t’u jepte qetësi dhe shpresoj që kjo t’i vendosë në kushtet për ta përsëritur. Sonte skuadra ishte brenda ndeshjes, duke shkuar përtej dueleve individuale që të imponon Bolonja.

Kabal ndonjëherë duhet të mësojë të korrigjojë emocionet e tij. Ka këmbë dhe forcë, është i talentuar; edhe ai që bën 200 metra sprint të plotë ka vlerë dhe ai e ka këtë cilësi. Në ndeshjet që ka luajtur deri tani ka qenë tepër i pasaktë për vlerën që ka, ndaj ia kam ‘çarë pak kokën’.”

Opendën e patë shumë mirë?

“Është një futbollist ndryshe, një lojtar që lidh lojën, ndonjëherë më duket më shumë si sulmues i dytë sesa si qendërsulmues. Një futbollist që ndoshta kundër skuadrave si Bolonja ndihet më rehat, sepse ka 60 metra shpërthim me fuqi dhe shpejtësi të pastër. Është favorizuar pak nga tipi i ndeshjes dhe mënyra e lojës së Bolonjës.”

PANORAMASPORT.AL













Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *