Shtabi i Lëvizjes Vetëvendosje në Fshatin Mushnikovë të Komunës së Prizrenit, ka shprehur mbështetjen e ekipit për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mytaher Haskuka, në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke u rreshtuar fuqishëm në përkrahje të tij dhe të subjektit politik.
Në një mesazh mobilizues drejtuar qytetarëve, anëtarët e fshatit, kanë theksuar se janë të gatshëm për“fitoren e radhës”, duke nënvizuar angazhimin për vazhdimin e ndryshimit dhe qeverisjes së përgjegjshme.
“Shtabi i Mushnikovës gati për fitoren e radhës. Lëvizja Vetëvendosje 116, Mytaher Haskuka 50”, thuhet në mesazhin e publikuar.
Përkrahja nga Mushnikova shihet si sinjal i rritjes së mbështetjes për Mytaher Haskukën dhe LVV-në në këtë zonë, në kuadër të fushatës zgjedhore që po intensifikohet ditë pas dite.