Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 10:00 pritet në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik.
Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, dje ka udhëtua në Selinë e Shenjtë më Vatikan. Presidentja do të zhvillojë takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, njofton zyra për informim e Presidentes.
Gjatë vizitës në Vatikan, Presidentja Osmani viziton edhe Bazilikën e Shën Pjetrit.
“Në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, ndërkaq, Presidentja Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatik dhe personalitete të tjera. Gjatë kësaj vizite ajo do të realizojë edhe një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim të thellimit të raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë”, ka njoftuar Presidenca.