Partizani pret Flamurtarin në “Arenën e Demave” në orën 16:30.
Të kuqtë po kalojnë një formë perfekte teksa vijnë nga 2 fitore radhazi, ajo kundër Bylisit dhe Tiranës në derbi. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për vlonjatët të cilët u mposhtën javën e kaluar me shifrat e thella nga Dinamo. Sot do të kërkojnë të bëjnë diçka më shumë.
Kërnaja ka bërë surprizën duke aktivizuar Shanaj dhe Jata nga minuta e parë ndërsa Mehmeti do të mbetet në stol. Të dy trajnerët kanë bërë të ditur formacionet zyrtare për sfidën e vlefshme për javën e e 16-të në Superiore.
LIVE PARTIZANI-FLAMURTARI 1-0
33′ Isgandarli
NGJARJET KRYESORE
37’ Tjetër zbritje e shpejtë e Partizanit, me Hjumën e Buxhelajn të cilët kombinojnë mirë, por në fund mbrojtja e Flamurtarit largon rrezikun. (VIDEO)
33’ GOOOL PARTIZANI! Një aksion i shpejtë i të kuqve me Tomën i cili nxjerr Isgandarli në të majtën i të vetëm ku nuk e ka të vështirë të mposhtë portierin. (VIDEO)
31’ Hjumën provon nga jashtë zonës, Alekskovski jo pa vështirësi largon sferën. (VIDEO)
24’ Murataj gjen Maksutin në zonë, me sulmuesin i cili gjuan por përsëri nuk gjen portën e të kuqve nga e majta. (VIDEO)
23’ Todoroski nga e djathta harkon për Maksutin i cili gjuan me kokë, pa gjetur portën. (VIDEO)
20’ Harkim nga e majta e sulmit të Partizanit, Buxhelaj gjuan menjëherë por Alekskovski pret topin. (VIDEO)
20’ Oshafi gjuan jashtë nga një pozicion i favorshëm, edhe pse ka një prekje topi me dorë në zonë nga futbollisti i Partizanit. Gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)
18’ Rast i pabesueshëm për vlonjatët pas një gabimi të Qirkos që u dhuron topin në zonë. Nunjez me portën bosh gjuan sferën jashtë. (VIDEO)
15’ Në fushë është Telushsi në vend të Çantakias në radhët e Flamurtarit.
14’ Maksuti rrëzohet në zonë pas një kontakti, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.
13’ Një harkim në zonë gjen Buxhelajn në të djathtën, gjuajtja me kokë e tij është e lehtë për portierin.
11’ Dëmtim i Çantakias pas një përplasje me Tomën, kërkohet ndërhyrja e mjekëve. (VIDEO)
8’ Aksion i gjatë i Partizanit nga e majta, Jata nuk ia del të gjuajë edhe pse merr një pasim të mirë në zonë.
1’ Menjëherë shfaqet rrezikshëm Isgandarli në zonë, por sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
1’ Nis dueli në “Arena e Demave”.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko; Buxhelaj, Marku, Bytyçi, Sembene, Atanaskoski, Shanaj, Jata, Hjumen, Isgandarli, Toma,
TRAJNER: Oltijon Kërnaja
FLAMURTARI: Aleksovski, Skuadrone, Murataj, Veiga, Trashi, Oshafi, Marku, Nunesh, Todoroski, Çantakias, Maksuti
TRAJNER: Françesko Moriero
PANORAMASPORT.AL