December 12, 2025
Screenshot_20251212-115639.png


Moderatorja e njohur Bora Zemani i ka dedikuar një urim të veçantë të birit, Arborit, për ditëlindje.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bora shprehet se nuk e mban mend jetën e saj pa të dhe se Arbori është “gëzimi i përditshëm” dhe “forca e saj më e madhe”.

U rritsh i lumtur, i fortë dhe me zemrën plot ëndrra. Dhe mos harro kurrë, çfarëdo moshe të mbushësh… për mua do mbetesh gjithmonë bebi im”, shkruan ajo, ndërsa e përshkruan Arborin si djalin që “jep dhe merr dashuri pa masë.”

Moderatorja shoqëroi urimin me një shaka të ëmbël drejtuar të birit, i cili i kishte thënë se “nuk mund ta tregojë më moshën me gishta” siç bënte kur ishte i vogël.

Mos e vrit mendjen per ate qe me the qe tani nuk e tregon dot me moshen me gishta,” shkruan Bora me humor.

Postimi i plotë:

“Une nuk e mbaj mend jeten time pa ty!

Ndoshta sepse ma ke zbukuruar aq shume, sa cdo gje tjeter perpara teje duket pak. Ti je gezimi im i perditshem, arsyeja pse qesh edhe ne dite jo forte te mira, superheroi im i vogel dhe forca ime me e madhe.

U rritsh i lumtur, i forte dhe me zemren plot endrra. Dhe mos harro kurre, cfaredo moshe te mbushesh… per mua do mbetesh gjithmone bebi im, ai vogelushi qe di te marre dhe te jape aq shume dashuri, pa mase dhe pa kushte.

Gezuar ditelindjen jeta ime, Arbor dashuria”.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *