Postuar: Dhjetor 12, 2025 | 18:49
Çabi Alonso rrezikon të shkarkohet te Real Madrid. Nëse më parë u tregua se fitorja ndaj Alavesh është kusht që diçka e tillë të mos ndodhë, tashmë zërat janë përforcuar duke shtuar edhe dy ndeshje të tjera. Te Reali është presioni për mbylljen e vitit me sukses.

Alonso duhet të fitojë të tri ndeshjet e radhës. Pas Alaveshit do të luhet ndeshja e Kupës së Mbretit me Talaverën. Më pas vjen sfida që mbyll vitin 2025, ajo ndaj Seviljes.
Në rast se të tri ndeshjet nuk fitohen, atëherë mund të thuhet se Alonso do ndajë rrugët me Realin. Zinedine Zidane është përfolur si dëshirë e presidentit Florentino Perez.
Reali ndodhet 4 pikë larg Barcelonës kryesuese në kampionat. Humbja në Champions me Mançester Sitin ka pasur po ashtu ndikimin e saj.
PANORAMASPORT.AL