December 12, 2025
bashkimi-1.jpg


KF Bashkimi 1947 nga Kumanova e mbylli sezonin vjeshtor në vendin e gjashtë me 22 pikë. Zigjelbrit shënuan 6 fitore, 6 humbje dhe 4 barazime.

Por, në pritje të afatit kalimtar të janarit, te Bashkimi 1947 do të ketë largime dhe afrime të shumta. Tani për tani janë larguar Samet Rexhepi, Nedim Hoxhiq dhe Flamur Xhelili. Por, Open-TV merr vesh se këtu lista e largimeve nuk përfundon.

Burimet e Open-TV thonë se drejtuesit e klubit nuk planifikojnë në shërbimet edhe të disa të tjerëve. Klubi së shpejti do të dalë me njoftim zyrtarë për largimet e tjera.

Në anën tjetër, Bashkimi 1947 i sezonit të ri, do të ketë edhe afrime të shumta, pasi largimet natyrisht që do të kompensohen me prurje të reja, me lojtarë të afirmuar dhe të dëshmuar.

Tifozët e Bashkimit 1947 dhe dashamirët e tjerë të  futbollit në Kumanovë presin që drejtuesit e klubit të jenë shumë aktiv në merkaton e janarit.

Open-TV do t’ju mbajë të informuar për çdo risi që do të ndodh në klub.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *