Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura, ka ndarë së fundmi një prapaskenë interesante, duke pretenduar se ylli portugez Cristiano Ronaldo i ka kërkuar numrin e telefonit vite më parë.
E ftuar në emisionin “Andale Sport”, modelja tregoi se ngjarja ka ndodhur gjatë pushimeve të vitit 2017 në Ibiza, kur ndodheshin në jahte pranë njëri-tjetrit.
Sipas Nurës, Ronaldo dërgoi dikë për t’i marrë kontaktin, por ajo pranoi të shkëmbente vetëm Instagramin.
“Në 2017-ën gjatë verës ikëm në Ibiza. Në Ibiza ishin disa jahte që bënin party, erdhi një jaht me disa çuna ku ishte dhe Ronaldo, ishin afër tavolinës tonë dhe vjen njëri më thotë ‘Ronaldo po të kërkon numrin’. Thashë numrin s’ia jap, por për çfarë arsyeje. Tha nesër është një party këtu afër dhe kjo shoqja ime tha ‘do ikim nesër’. Ata bënin muhabet, ishte çun shumë i thjeshtë [Ronaldo].”
Ajo e përshkroi atë si “shumë të thjeshtë dhe të respektueshëm”, ndryshe nga Karim Benzema që i ishte dukur arrogant, por theksoi se më vonë Ronaldo e kishte bërë “block” pasi krijoi familje me partneren e tij.
“Ishte shumë i respektueshëm. Me stafin ishte shumë i sjellshëm, më dukej vetja si në Kosovë ose në Shqipëri që të gjithë të pyesin ‘a ke ngrënë?’, ‘a ke pirë?’. Për këtë e respektoj shumë. Nejse, se tani më ka bërë block se u martua. Atë vit u njoh me gruan e vet. Instagramin ia dhashë, më ndoqi nga një profil privat.”