December 18, 2025
bejta.jpg


🇦🇱 Të nderuar qytetarë të Gostivarit,

Me lejen e Zotit, me vullnetin e qytetarëve, me rezultatet e anketimeve dhe pas konsultimeve me liderët e VLEN-it, është vendosur që kandidati i VLEN-it për këto zgjedhje në Gostivar të jem unë.

Për zyrtarizimin e kësaj nisme të ndershme dhe me qëllim të vetëm – të mirën e qytetit dhe të qytetarëve të Gostivarit – nesër në orën 12:00 do të dorëzojmë kandidaturën pranë Komisionit Komunal Zgjedhor.

Në emrin tim, në emër të liderëve të VLEN-it dhe të shtabit qendror, ju ftojmë që nesër, në orën 12:00, te parku i vogël pranë komunës, të merrni pjesë në ceremoninë e dorëzimit të kandidaturës.

Takohemi nesër. Na priftë e mbara.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *