September 25, 2025
emiljano-vila.jpg


“Djemtë e Detit” kanë lënë pas barazimin me Vllazninë dhe tashmë kanë nisur misionin “anti-Elbasani”, një duel i fortë që i pret durrsakët këtë javë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, mesfushori polivalent i Teutës, Emiljano Vila, shprehet se skuadra durrsake ka potencial për të bërë edhe më mirë se deri tani.

emiljano vila

Teuta ka nisur kampionatin me rezultate pozitive. Mendoni se kjo është fytyra e vërtetë e skuadrës, apo shikuesit kanë ende shumë për të parë? Besoj se jemi në një rrugë të drejtë, por ende nuk është versioni më i mirë i Teutës. Skuadra ka potencial të rritet edhe më shumë dhe me kalimin e javëve do të shihni një ekip akoma më të plotë.

Keni pasur një kalendar të vështirë në javët e para, por keni mbetur të pamposhtur. Si ka ndikuar ky moment pozitiv në psikologjinë dhe moralin e lojtarëve? Rezultatet e para të japin gjithmonë besim. Grupi është i motivuar dhe ka fituar vetëbesim, por njëkohësisht jemi të vetëdijshëm që kampionati është i gjatë dhe nuk duhet të biem në eufori.

Ju pret një transfertë e fortë në Elbasan përballë skuadrës kryesuese. Me çfarë qasje e prisni këtë sfidë? Do të jetë një ndeshje e vështirë, përballë një kundërshtari që ka treguar vazhdimësi. Por ne do të shkojmë me bindjen për të marrë maksimumin, duke u mbështetur tek organizimi dhe forca e grupit tonë.

Në skuadër janë bashkuar shumë lojtarë të rinj këtë verë. Si po përshtaten ata dhe sa shpejt kanë arritur të integrohen në grup? Adaptimi ka qenë më i shpejtë nga sa prisnim. Djemtë janë futur menjëherë në filozofinë tonë të lojës dhe grupi i ka pritur shumë mirë. Kjo është një arsye pse rezultatet kanë ardhur që në fillim.

Për fund, një pyetje personale. E ardhmja juaj në futboll. Mendoni që një ditë karrierën do ta mbyllni te Teuta, duke qenë se lidhja juaj me klubin duket shumë e fortë? Teuta për mua është shtëpia ime. Normalisht futbolli të çon në shumë rrugë, por do të ishte një krenari e madhe që karrierën time ta mbyll këtu ku gjithçka ka filluar.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL













Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *