September 25, 2025
InShot_20250925_194759744-scaled.jpg


Princi Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, do të jenë të ftuarit e parë në emisionin e Arbanës Osmanit, “Mbrëmja Yje”.

Ndërsa pritet transmetimi i episodit të plotë, moderatorja ka publikuar një pjesë në rrjetet sociale, ku dëgjohet një deklaratë surprizuese nga ana e Princit.

Në pjesën e videos, Princi Leka dëgjohet të thotë: “Personi i parë që unë kam njoftuar për lidhjen time me Blertën ka qenë pikërisht Elia.” Kjo deklaratë ka tronditur ndjekësit, duke shkaktuar menjëherë një valë komentesh.

Ky rrëfim vjen pas ndarjes së bujshme të Princit nga ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia, një ndarje që u shoqërua me shumë polemika dhe përplasje publike.

Deklarata e Princ Lekës ka krijuar konfuzion te publiku, duke ngritur pikëpyetje mbi raportin e tij me ish-bashkëshorten pas ndarjes.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *