September 25, 2025
FB_IMG_1758816965544.webp.webp


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher.

Osmani përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook tha se me Gallagher ka theksuar përkushtimin për marrëdhënie më të ngushta dhe të qëndrueshme me Selinë e Shenjtë.

Tutje, ajo thotë se ka shprehur shpresën e saj që nën udhëheqjen e Papës Leo XIV të bëhen hapa të mëtejshëm drejt njohjes së plotë të pavarësisë së Kosovës, duke ftuar Papën Leo për vizitë në Kosovë.

Kujtojmë se Osmani ka udhëtuar në New York për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *