
Postuar: Shtator 25, 2025 | 22:06
Do të startojë në orën 21:30, dueli mes Real Oviedos dhe Barcelonës, me këto dy skuadra që ndodhen në skaje krejtësisht të kundërta të spektrit në elitën e futbollit spanjoll.
Qëllimi kryesor i Real Oviedos këtë sezon është mbijetesa në La Liga, por rruga drejt këtij objektivi nuk ka nisur aspak mirë.
Në kahun tjetër, në kreun e tabelës, Barcelona synon të mbrojë titullin kampion dhe ka nisur sezonin në formë të mirë, duke humbur vetëm dy pikë deri më tani. Megjithatë, forma e frikshme e Real Madridit i detyron katalanasit të ndjekin hapin e rivalëve më të mëdhenj.
Pas suksesit 3-0 ndaj Getafes fundjavën e kaluar, Barça ka regjistruar dy fitore radhazi me një golavarazh të jashtëzakonshëm 9-0. Edhe jashtë fushe duket se ndihen shumë komodë, pasi duhet të kthehemi në nëntor 2024 për të gjetur humbjen e fundit të tyre në transfertë në kampionat (10 fitore, 4 barazime), ndërkohë që kanë fituar nëntë nga dhjetë ndeshjet e fundit si mysafirë (1 barazim).
REZULTATI LIVE
REAL OVIEDO 1-0 BARCELONA
33′ Reina
Goli i Reinas: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL
