December 31, 2025
jemini.jpg


Postuar: Shtator 15, 2025 | 23:54

 

Një nga episodet më të diskutuara të kësaj jave në Superiore, ishte kartoni i kuq i akorduar për Naser Alijin gjatë ndeshjes mes Elbasanit dhe Dinamos. Gjyqtari fillimisht dha penalti dhe të verdhë, por pa pastaj pamjet në monitor i ftuar nga VAR dhe anuloi gjuajtjen nga pika e bardhë duke dhënë faull jashtë zone, ndërsa ndëshkoi me të kuq Alijin si lojtar i fundit.

jemini

Por sipas ish-gjyqtarit ndërkombëtar, Lorenc Jemini, vendimi është i gabuar pasi Aliji nuk kishte kryer faull, sepse kishte prekur topin më përpara.

“Për mendimin tim ky nuk është faull një herë, sepse mbrojtësi prek topin. Sigurisht që do prekë sulmuesin por mbrojtësi ka bërë maksimumin, Aliji është sjellë në mënyrë shumë profesionale, ka mbledhur gjunjët që të mos e prekë.

Vetëm nëse mbrojtësi tenton ta vazhdojë pengesën, ndëshkohet. Po preke topin nuk ka më lidhje, nuk thotë rregullorja të ndryshojë drejtimin, thotë të prekë topin. Për mendimin tim nuk është faull. Është rast shumë i vështirë se e kam parë disa herë. Po preku topin mbrojtësi, mbaron historia”, tha në “Procesi Sportiv” ish-gjyqtari Jemini.

PANORAMASPORT.AL













Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *