September 16, 2025
Screenshot_17-6.jpg


22:46 | 15 Shtator 2025

E.H

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lënë të hapur mundësinë për sulme të tjera ndaj drejtuesve të Hamasit, pas sulmit të javës së kaluar në Katar, duke deklaruar se ata “nuk do të kenë imunitet, kudo që të jenë”.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Jerusalem së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, Netanyahu tha se çdo shtet ka të drejtën “të mbrojë veten përtej kufijve të tij”.

Vendimi i Izraelit për të goditur drejtues të Hamasit në Katar, një vend aleat i SHBA-ve shkaktoi zemërim dhe kritika ndërkombëtare, mes tyre edhe nga presidenti amerikan Donald Trump. Hamasi deklaroi se gjashtë persona u vranë, por drejtuesit e tij mbijetuan.

Deklaratat e Netanyahut vijnë pak ditë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump kishte siguruar Katarin se “diçka e tillë nuk do të ndodhë më në tokën e tyre“.

I pyetur nëse SHBA-të kishin ndonjë përfshirje në sulm, Netanyahu iu përgjigj gazetarëve: “E kemi bërë vetë. Pikë.”

Në përgjigje të një pyetjeje të gazetarit të BBC-së për ndikimin e sulmit në marrëdhëniet amerikane në rajon, Rubio tha se Uashingtoni ruan “marrëdhënie të forta me aleatët tanë në Gjirin Persik“.

Pavarësisht tensioneve të dukshme, të dy udhëheqësit u paraqitën në një linjë të përbashkët, me Rubion që lavdëroi lidhjet teknologjike dhe kulturore mes dy vendeve, ndërsa Netanyahun që tha se “Izraeli nuk ka aleat më të mirë”.

Takimi i tyre vjen në të njëjtën kohë kur liderët arabë po mbajnë një samit në mbështetje të Katarit. Kryeministri i Katarit i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë standardet e dyfishta dhe të ndëshkojë Izraelin.

Katari mbetet një vend kyç në rajon, pasi strehon një bazë ajrore madhore të SHBA-ve dhe ka qenë ndërmjetës në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Që nga viti 2012, në Katar është vendosur edhe zyra politike e Hamasit.



BURIMI I LAJMIT

#Netanyahu #paralajmëron #Asnjë #drejtues #Hamasit #nuk #është #sigurt #kudo #që #të #jetë, #Netanyahu #paralajmëron #Asnjë #drejtues #Hamasit #nuk #është #sigurt #kudo #që #të #jetë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *