
Në dasmën e djalit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, një detaj i papritur mori gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale: shtatzënia e vajzës së saj, Megi Topalli.
Deri dje nuk kishte asnjë aludim mbi këtë lajm, pasi gjatë ceremonisë Megi ishte shfaqur me një fustan elegant të zi, që i mbulonte barkun dhe nuk linte shumë vend për dyshime.

Screenshot
Mirëpo, një video e shpërndarë nga modelja Xhesika Berberi, e pranishme në dasmë, zbuloi një moment ku Megi kishte ndërruar fustan, duke veshur një model më të çelët e më të ngushtë, i cili nxirrte në pah barkun e saj të rrumbullakosur.
Pamjet u bënë menjëherë virale dhe ndezën komentet online, me ndjekësit që uronin Megun për lajmin e bukur, edhe pse vetë ajo dhe familja ende nuk kanë bërë një deklaratë publike.
Dasma ishte një ndër më luksozet e vitit, e mbajtur në Villa Miani në Romë, një rezidencë madhështore me pamje mbi qytet.
Në këtë ceremoni të organizuar me finesë morën pjesë emra të njohur të politikës, artit dhe medias, ndër ta Argita Berisha, Flamur Noka, Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi, Enada Hoxha e të tjerë.
Çifti Genar Topalli dhe Cindy Marina kurorëzuan dashurinë e tyre duke marrë edhe bekimin e Papës, një element që e bëri ngjarjen edhe më të veçantë dhe të paharrueshme.