December 31, 2025
nejmar.jpg


Postuar: Shtator 15, 2025 | 23:37

Stërvitja dhe zhvillimi i ndeshjeve në tapetet sintetike në vendin tonë është kthyer në një shqetësim të madh për shumë klube. Dëmtimet e lojtarëve dhe problemet e tyre të vazhdueshme, shpesh lidhen me faktin se ata bëjnë stërvitje në fushat me bar sintetik, apo edhe luajnë në to si në rastin e Partizanit.

nejmar

Një shqetësim që gjithsesi nuk kufizohet vetëm me vendin tonë. Edhe ylli brazilian Nejmar, është i mendimit se nuk duhet luajtur në bar sintetik dhe këtë e ka shprehur publikisht pas ndeshjes ndaj Atletiko Mineiros në kampionat.

Stadiumi i kësaj skuadre është me bar sintetik dhe Nejmar ndrydhi kaviljen që në minutën e parë të lojës. Vetë futbollisti ka shprehur pakënaqësinë me një postim në rrjetet sociale.

“E kontrollova… sintetiku është një m**”, shkruante futbollisti për të bërë të qartë këndvështrimin e tij rreth kësaj teme.

sdffsdsdsfdfdsfds

PANORAMASPORT.AL













Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *