September 10, 2025
statovci.webp.webp


Kandidatët për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga Partia Guxo janë takuar me kandidatin për kryetar të Prishtinës, z. Hajrulla Çeku, në një takim të cilësuar si shumë domethënës dhe bashkëpunues.

Takimi u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale dhe synonte thellimin e bashkëpunimit për realizimin e një vizioni të përbashkët për zhvillimin e kryeqytetit.

Bartësja e listës për Asamblenë Komunale nga Partia Guxo, Jeta Statovci, ka ndarë detaje nga ky takim përmes një postimi në profilin e saj në Facebook.

“Kandidatët e Partisë Guxo për Asamble në Prishtinë mirëpritën një takim shumë domethënës me z. Hajrulla Çeku – kandidatin për Kryetar të Prishtinës, ku shprehëm mbështetjen tonë për vizionin e përbashkët për kryeqytetin,” ka shkruar Statovci.

Ajo ka theksuar se gjatë takimit janë diskutuar ide të shumta për transformimin e Prishtinës dhe se ekipi i Partisë Guxo është i përkushtuar për të ofruar zgjidhje konkrete për sfidat e qytetit.

“Si bartëse e listës për Asamblenë e Partisë Guxo në Prishtinë, shpreha gatishmërinë tonë për të dhënë kontributin tonë bashkë me 52 kandidatët e tjerë në shërbim të zgjidhjes së shumë sfidave dhe problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët,” ka shtuar Statovci.

Ky takim vjen në një moment kur partitë politike janë duke intensifikuar aktivitetet elektorale dhe prezantimin e platformave të tyre për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen së shpejti.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *