September 10, 2025
anglia.webp.webp


Anglia ka dhuruar spektakël të martën mbrëma në Beograd, duke mposhtur Serbinë me rezultat të thellë 5-0 në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Anglezët e dominojnë takimin dhe nuk i lënë asnjë hapësirë rivalit. Serbinë e ndëshkuan pesë herë, duke e heshtur publikun vendas.

Harry Kane hapi serinë e golave në minutën e 33-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, Noni Madueke realizoi për 2-0.

Në pjesën e dytë, Ezri Konsa shënoi në minutën e 52-të, para se Marc Guehi të shënonte për 4-0 në minutën e 75-të.

Rezultatin përfundimtar 5-0 e vendosi Marcus Rashford, i saktë nga pika e bardhë në minutën e 90-të.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel vazhdon e pamposhtur, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në po aq ndeshje të zhvilluara.

Në anën tjetër, Serbia pësoi humbjen e parë dhe ka rënë në vendin e tretë me 7 pikë nga katër ndeshje, ndërsa në pozitën e dytë tani ndodhet Shqipëria me 8 pikë nga pesë takime.Me këtë fitore, Anglia konfirmon statusin e favoritit kryesor për kreun e grupit dhe njëkohësisht jep sinjal të qartë për formën e lartë në të cilën ndodhet.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *