September 8, 2025


Kombëtarja e Kosovës do të takohet me Suedinë në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botërorë.

Dardanët duan të marrin pikët e para, ndërsa suedezët pas barazimit në ndeshjen e parë synojnë fitoren në Prishtinë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda pritet të bëjë disa ndryshime nga ndeshja e kaluar ndaj Zvicrës, ku asnjë nga futbollistët nuk përformoi mirë në fushë.

Mungesë e madhe për Dardanët është kapiteni Amir Rrahmani që është larguar nga grumbullimi si i lënduar.

Foda ka provuar formacionin 4-4-2, ku do të ketë katër ndryshime nga ndeshja e kaluar.

Në portë pritet të jetë Aro Muric, derisa mbrojtja do të ketë ndryshime nga ndeshja e kaluar, ku Gallapeni do të zë vendin e Paqaradës në krahun e majtë të mbrojtjes, derisa Fidan Aliti do ta zëvendësojë kapitenin e lënduar Amir Rrahmanin. Lumbardh Dellova dhe Mërgim Vojvoda do të vazhdojnë të jenë titullar.

Në mesfushë do të jenë Elvis Rexhbecaj dhe Leon Avdullahu, derisa në krah do të luajnë Baton Zabërgja dhe Florent Muslija.

Ndërkohë dyshja e sulmit pritet të përbëhet nga Vedat Muriqi dhe Albion Rrahmani.

Sfida mes Kosovës dhe Zvicrës fillon nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *