September 9, 2025
84a338e1ffcc1afd099863a4971b6bf33595cbe41947fe5d832cba8c1d636b06.webp.webp


Në një mbrëmje glamuroze të mbajtur në qytetin Espoo, u kurorëzua fituesja e spektaklit të bukurisë “Miss Finlanda 2025”. Titullin e më të bukurës së Finlandës e fitoi Sarah Dzafce, 22-vjeçare nga Helsinki, e cila ka prejardhje shqiptare nga babai i saj kosovar.

Sarah ka shprehur se origjina e saj multikulturore ka ndikuar thellësisht në formimin e saj si person, duke i dhënë forcë dhe vetëbesim.

“Ka ndihmuar që t’i qasem njerëzve më hapur dhe ta shoh këtë botë nga shumë këndvështrime të ndryshme,” tha ajo pas shpalljes fituese.

Fitorja e saj është pritur me entuziazëm dhe krenari nga komuniteti shqiptar dhe kosovar në Finlandë dhe më gjerë. (Periskopi)



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *