Postuar: Shtator 1, 2025 | 17:48
Juventusi i ka dhënë lamtumirën një tjetër futbollist që nuk ishte pjesë e planeve të klubit bardhezi, Niko Gonzalez tashmë është edhe zyrtarisht një futbollisti i Atletiko Madrid.

Sulmuesi argjentinas, i afruar me shumë bujë një vit më parë te Juventusi si dëshirë e Tiago Motas, ka lënë pak shenjë në radhët e bardhezinjtë dhe këta të fundit provuan me çdo kusht që të largonin futbollistin, edhe pse ishte një humbje në aspektin ekonomik pas transferimit të tij nga Fiorentina në verën e kaluar.
Klubi bëri të ditur me një komunikatë zyrtare se ai tashmë është huazuar te Atletiko Madrid, me detyrim blerje me plotësimin e kushteve të veçanta që ka lidhje me aktivizimin e tij. Marrëveshja pritet të sjellë në arkat e Juventusit rreth 25 milionë euro.
PANORAMASPORT.AL