September 1, 2025
amorim.jpg


Pas fitores dramatike 3-2 të Mançester Junajtid ndaj Bërnlit, që ishte edhe sukses i parë për “Djajtë e kuq” në këtë sezon, trajneri Rúben Amorim shprehu lehtësim dhe vlerësoi përpjekjen e skuadrës së tij në një ndeshje që e cilësoi si “të domosdoshme për t’u fituar”.

amorim

Tekniku portugez theksoi se “kur lojtarin japin bëjnë më të mirën, unë gjithmonë i vlerësoj dhe kjo më pëlqen akoma më shumë kur shoqërohet me fitore”. Ai pranoi se skuadra kishte shumë për të përmirësuar, veçanërisht në menaxhimin e avantazheve gjatë lojës. Pavarësisht se ishin në avantazh dy herë, Junajtid u barazua nga Bërnli, por Fernandes siguroi fitoren me një penallti të Fernandes në minutën e 97- të.

Trajneri portugez pranoi se nuk e pa ekzekutimin e penalltisë së Fernandes, duke thënë: “Nuk më pëlqen të shoh penalltitë, por më pëlqen të shoh reagimin e tifozëve…”. Kjo fitore erdhi pas një jave të vështirë për Amorim, pas eliminimit të papritur nga Grimsbi në Kupën e Ligës, dhe ndihmoi në lehtësimin e presionit mbi të, përpara pushimit të kombëtareve.

Bruno Fernandes e tregoi veten edhe një herë si kapiten i skuadrës, duke marrë përgjegjësinë dhe duke shënuar penalltinë vendimtare. Performanca e tij ishte e rëndësishme për fitoren e skuadrës, por shpresohet të mos ndalet me kaq.

PANORAMASPORT.AL



Source link





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *