September 2, 2025
ap-Gjurmen-e-shijeve-qe-lene-pa-fjale.jpg


Ai nuk është thjesht një shef kuzhine. Është një vizionar që pas 17 vitesh në Itali ka vendosur të kthehet në vendlindje për të ngritur standardet e kuzhinës shqiptare. Aldo Mehmeti, nga Vlora, ka hapur restorantin “Gjurma”, një emër që premton të lërë shenjë të fortë në çdo klient që e viziton.

“Unë jam Aldo Mehmeti, një shef kuzhine dhe sipërmarrës nga Vlora,” – tregon ai. Me përvojë të gjatë në Firence, mes kuzhinave prestigjioze dhe profesionistëve të nivelit të lartë, Mehmeti vendosi të sjellë në Shqipëri një model të ri të artit gastronomik.


“Gjurma”, i hapur në një nga zonat më turistike të Vlorës, nuk është vetëm një restorant, por një destinacion. Kuzhina e tij është një përzierje e finesës mesdhetare, kreativitetit italian dhe produkteve shqiptare të zgjedhura me kujdes. “Ne punojmë vetëm me produkte të freskëta dhe furnitorë të besuar. Cilësia është prioritet absolut,” – thotë shefi.

Pjatat më të kërkuara janë të bazuara në det, me peshk dhe fruta deti të gatuara me freski dhe kreativitet. Por menuja ndryshon sipas stinës, duke i dhënë çdo vizite një shije ndryshe.


Emri i restorantit ka një domethënie të veçantë. “’Gjurma’ është shenja, kujtimi dhe përvoja që duam t’i lëmë secilit që na viziton,” – shpjegon Mehmeti.

Restoranti funksionon me një staf të përzgjedhur dhe të ndarë qartë mes kuzhinës dhe sallës, duke ofruar jo vetëm shije, por edhe shërbim e përvojë estetike të nivelit të lartë.


Ambicia është e madhe: “’Gjurma” nuk është thjesht një restorant. Është një vizion që do të zgjerohet në fusha të tjera të hospitality-t dhe në destinacione ndërkombëtare. Synimi ynë është që brandi “Gjurma” të bëhet një referencë rajonale dhe më gjerë”, deklaron Aldo Mehmeti.


Rezervimet mund të bëhen online, në rrjete sociale ose me kontakt direkt me restorantin. “Për ne, çdo klient është prioritet”, përfundon shefi që po i jep kuzhinës shqiptare një dimension krejt tjetër.






BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *