September 2, 2025
jet-e-re.jpg


Kandidati i VLEN për kryetar të komunës së Likovës, Nexhmedin Sadiku ka vizituar SHKA “Jeta e Re” nga Sllupcani, e cila po përgatitet për në festivalin e madh në Inegol të Turqisë.

Ja postimi:

-Sot pata kënaqësinë të vizitoj provat gjenerale të Shoqërisë Kulturore Artistike “Jeta e Re” – Sllupçan.

Kjo shoqëri me vite të tëra ka qenë ambasador i kulturës sonë, duke përfaqësuar me sukses në festivale kombëtare e ndërkombëtare dhe duke u kthyer gjithmonë me çmime e vlerësime të larta.

U takova me kryetarin Rinor Iseni dhe valltarët, të cilët po përgatiten me përkushtim për festivalin e madh shqiptar në İnegöl, Turqi. Ishte kënaqësi të shoh energjinë dhe pasionin e tyre për artin dhe kulturën shqiptare.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *