October 21, 2025
kolo-muani.jpg


Postuar: Shtator 1, 2025 | 15:35

Randal Kolo Muani nuk do të jetë një futbollist i Juventusit, por do të vazhdojë karrierën e tij te Totenhemi në kampionatin anglez të futbollit. Sulmuesi francez, përtej dëshirës për t’u kthyer në Torino dhe negociatave të vazhdueshme të bardhezinjve me PSG-në, ka përfunduar në kampionatin anglez të futbollit.

kolo muani

Juventusi kishte bërë biseda të ndryshme me PSG-në dhe oferta e fundit ishte 10 milionë euro për huazimin dhe pastaj një shifër e caktuar mes 44-50 milionë euro për blerjen e kartonit të tij në fund të edicionit. Francezët e refuzuan e kësisoj, Juventusi u kthye nga Openda duke mbyllur shpejt marrëveshjen për afrimin e këtij të fundit.

Ndërkohë, Totenhemi hyri në garë për sulmuesin dhe çuditërisht, e siguroi me shifra më të ulëta për huazimin, vetëm 5 milionë euro për këtë sezon, pa klauzolë me të drejtën e blerjes në verën e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL













Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *