September 2, 2025
ZHEGROVA.webp.webp


Tashmë është konfirmuar nga media dhe gazetarë të ndryshëm se Edon Zhegrova do të jetë futbollisti më i ri i Juventusit.

Sulmuesi kosovar do të bëhet pjesë e ‘Bianconerëve’, pasi këta të fundit kanë arritur një marrëveshje me skuadrën e Lille për transferimin e tij.

Klubi francez do të arkëtojë rreth 20 milionë euro nga shitja e Zhegrovës, teksa vet ylli dardan pritet të fitojë rreth 2.5 milionë euro në sezon.

I njohur në publik edhe si një fans i zjarrtë i Juventusit, Rama kishte një arsye më shumë për t’iu gëzuar këtij transferimi.

“Ec aty shqipe, shqiponja e egër për historinë bardhezi”, ka shkruar Rama në postimin e tij në Facebook.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *