
Zëvendëskryeministri, Arben Fetai, ka uruar fëmijët, nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë, shkruan Open-TV.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka deklaruar se Qeveria VLEN do të vazhdojë ta mbështesë arsimin shqip në çdo nivel dhe në çdo formë.
Postimi i plotë:
Sot, kur shkollat hapin dyert për ardhmërinë tonë të çmuar, fëmijët tanë, nxënësve e mësimdhënësve u dëshiroj një vit të mbarë e me shumë suksese.
Arsimi është arma jonë më e fortë për t’u zhvilluar e fuqizuar si komb.
Qeveria VLEN do të vazhdojë ta mbështesë arsimin shqip në çdo nivel dhe në çdo formë.