
18:42 | 25 Gusht 2025
E.G
Izraeli ka kryer sulme ajrore në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, duke vrarë 6 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.
Sulmet izraelite goditën kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, të dielën në shenjë hakmarrjeje për raketat e militantëve Huthi të lëshuara drejt Izraelit, ku një zyrtar shëndetësor i këtij grupi tha se sulmi vrau gjashtë persona dhe plagosi 86 të tjerë.
Sulmet janë të fundit në më shumë se një vit sulmesh dhe kundërsulmesh të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe militantëve Huthi në Jemen, pjesë e një vazhdimësie nga lufta në Gaza.
Ushtria izraelite tha se objektivat përfshinin një kompleks ushtarak ku ndodhej pallati presidencial, dy termocentrale dhe një vend për ruajtjen e karburantit. Sulmet vranë gjashtë persona dhe plagosën 86 të tjerë në një numër përfundimtar, tha një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë Huthi në ‘X’.
“Sulmet u kryen në përgjigje të sulmeve të përsëritura nga regjimi terrorist Huthi kundër Shtetit të Izraelit dhe civilëve të tij, duke përfshirë lëshimin e raketave tokë-tokë dhe dronëve drejt territorit izraelit në ditët e fundit”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.
Të premten, Huthitë thanë se kishin lëshuar një raketë balistike drejt Izraelit në sulmin e tyre të fundit, të cilin ata thanë se ishte në mbështetje të palestinezëve në Gaza.
Që kur lufta e Izraelit në Gaza kundër grupit militant palestinez Hamas filloi në tetor 2023, Huthitët e lidhur me Iranin kanë sulmuar anije në Detin e Kuq në atë që ata e përshkruajnë si akte solidariteti me palestinezët.
Ata gjithashtu kanë qëlluar shpesh raketa drejt Izraelit, shumica e të cilave janë kapur. Izraeli është përgjigjur me sulme në zonat e kontrolluara nga Huthitët në Jemen, përfshirë portin jetësor të Hodeidah./rtk
#Izraeli #kryen #sulme #në #Jemen, #Izraeli #kryen #sulme #në #Jemen