
Prokuroria themelore publike Shkup ngriti procedurë kundër një personi për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale “lëndim të rëndë trupor” nga neni 131 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit penal, duke ushtruar dhunë ndaj një gruaje me të cilën kishin moskuptime të mëparshme.
Ngjarja, siç informojnë nga Prokuroria, ka ndodhur dje pasdite, kur e dëmtuara ka shkuar të shihet me të dyshuarin para një objekti hotelierik në lagjen Autokomandë.
“Ai fillimisht filloi ta ofendojë rëndë, ndërsa më pas ka marrë një mjet plastike të mbushir me shishe xhami dhe e ka goditur në kokë. Tek e dëmtuara ka filluar gjakderdhje e madhe dhe ashtu e hutuar ka arritur ta thërrasë policinë, pas çka me ndihmën e shpejtë është dërguar në spital, ku edhe janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në kumtesën e PPRMV-së.
Duke e pasur parasysh mënyrën e kryerjes së veprës penale, ndërkaq me qëllim që të mbrohet viktima nga mundësia për rrezikim të sërishëm të sigurisë së saj, prokurori publik kërkoi nga gjykatësi i procedurës paraprake bga Gjykata themelore penale Shkup, të dëmtuarit t’i shqiptohen disa masa kujdesi: ndalesë për afrim apo veprim, përkatësisht mbajtje e kontaktit apo lidhje me të dëmtuarën, marrje e dokumentit të udhëtimit për kalim të kufirit shtetëror dhe obligim për t’iu paraqitur kohë pas kohe personit zyrtar.