
Bersant Celina ka vazhduar formën e tij të shkëlqyer në elitën e futbollit suedez, ku AIK-u fitoi në kuadër të xhiros së 21-të me rezultat 1-0 si mysafir ndaj Degerforsit, falë golit të shënuar nga 28-vjeçari kosovar.
Goli vendimtar erdhi shumë shpejt, në minutën e 12-të, duke i dhënë epërsinë AIK-ut.
Celina luajti deri në minutën e 75-të dhe u dallua si një prej lojtarëve më të mirë në fushë.
Ky është goli i gjashtë për Celinën në 25 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon në të gjitha garat, ndërsa ai ka kontribuar edhe me katër asistime.
Pas kësaj fitoreje, AIK-u grumbullon 37 pikë dhe renditet në pozitën e katërt, ndërsa Degerfors mbetet në vendin e parafundit me 15 pikë.