
Prej kohësh është përfolur për lidhjen shumëvjeçare mes moderatores së njohur shqiptare, Luana Vjollca, dhe biznesmenit kosovar Krenar Cocaj.
Marrëdhënia e tyre nuk u bë kurrë publike nga vetë ata, edhe pse aludimet kanë qenë të shumta.
E njëjta gjë ndodhi edhe me ndarjen e tyre, e cila nuk u konfirmua asnjëherë, por u kuptua përmes ndryshimeve në postimet dhe daljet publike.
Pak javë më parë, mediat rozë publikuan foto të Krenarit në Ibiza, ku ai u pa pranë modeles Endi Demneri.
Pamjet konfirmuan se biznesmeni ka nisur një lidhje të re me ish-Miss Universe Albania, e cila po bën bujë në rrjetet sociale.
Çifti i ri, Krenari dhe Endi, aktualisht po shijojnë pushimet luksoze në St. Tropez, një nga destinacionet më të preferuara të VIP-ave.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se në të njëjtin vend ndodhet edhe Luana Vjollca.
Moderatorja ka nisur prej ditës së djeshme të ndajë me ndjekësit foto dhe video ku shihet duke kaluar momente argëtuese me mikeshat e saj, në klube, restorante dhe plazhe luksoze.
Ky detaj nuk i ka shpëtuar syrit të publikut, i cili ka nisur menjëherë të komentojë se Luana ka zgjedhur enkas po të njëjtin destinacion ku ndodhet ish-partneri i saj me të dashurën e re, duke e quajtur “përndjekëse”.
Madje, disa ndjekës kanë aluduar se postimet e saj janë një mënyrë për t’i treguar Krenarit dhe Endit se ajo është po aq mirë, edhe pas ndarjes.