August 24, 2025
duha5-e1755806641171-780x439-1.jpg


Sot, më 21 gusht 2025, këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa shënon një dekadë të plotë në skenën muzikore. Pikërisht si sot, më 21 gusht 2015, ajo publikoi në YouTube këngën e saj të parë, “New Love”, duke hedhur hapin e parë në një rrugëtim që shumë shpejt do ta shndërronte në një ikonë të muzikës botërore.

Gjatë këtyre dhjetë viteve, Dua Lipa ka kaluar nga një emër i panjohur në industrinë e muzikës në një prej yjeve më të mëdhenj të pop-it modern.

Me miliona fansa anembanë globit, me çmime prestigjioze ndërkombëtare dhe me një ndikim të jashtëzakonshëm në skenën kulturore, ajo ka shkruar një kapitull të veçantë në historinë e muzikës bashkëkohore.

Pas debutimit me “New Love” në vitin 2015, këngëtarja e re atëbotë nuk vonoi të tërhiqte vëmendjen e publikut dhe mediave.

Vetëm dy vite më vonë, albumi i saj i parë “Dua Lipa” solli hite që pushtuan radiot dhe platformat muzikore, mes tyre “Be the One” dhe “New Rules”, këngë që e bënë menjëherë një sensacion ndërkombëtar.

Koopertina e albumit “Dua Lipa” në vitin 2017

Kulmi i suksesit erdhi me “Don’t Start Now” në vitin 2019, një super-hit që dominoi toplistat botërore dhe e vendosi Dua Lipën përfundimisht në radhët e yjeve të mëdhenj të pop-it.

Një vit më pas, me albumin “Future Nostalgia”, ajo fitoi zemrat e kritikëve dhe mori Grammy për “Best Pop Vocal Album”, duke u konsoliduar si një prej artisteve më të rëndësishme të dekadës.

Dua Lipa me çmimin “Grammy” në vitin 2021 (Foto: Kevin Winter/Getty Images)

Turnetë botërore nga 2022 deri në 2024 thyen rekorde shitjesh e mbushën stadiume në çdo kontinent, ndërsa bashkëpunimet me emra të mëdhenj të industrisë muzikore e bënë edhe më të fortë praninë e saj në skenën ndërkombëtare.

Sot, në përvjetorin e dhjetë të karrierës, Dua Lipa është më shumë sesa një artiste suksesi – ajo është një simbol frymëzimi.

Dua Lipa e shpallur Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës në vitin 2022 (Foto: Presidenca e Republikës së Kosovës)

Historia e saj, nga një vajzë shqiptare që ëndërronte në Londër deri te një ikonë globale e muzikës, dëshmon se ëndrrat mund të bëhen realitet dhe vazhdon të motivojë miliona të rinj në mbarë botën.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *