August 23, 2025
WhatsApp-Image-2025-08-11-at-18.04.05.jpeg


Sezoni i ri i Kategorisë Superiore është vendimtar për Tiranën, e cila këtë vit nuk ka asnjë justifikim tjetër përveç titullit kampion.

tirana

Pas një edicioni zhgënjyes, ku bardheblutë e mbyllën në vendin e tetë dhe mbetën jashtë garës për trofe, drejtuesit kanë bërë një revolucion të plotë në skuadër. Presidenti Refik Halili ka hapur buxhetin dhe ka investuar shuma të konsiderueshme për të rikthyer klubin në majën e futbollit shqiptar.

Në merkato janë afruar 10 futbollistë të rinj, ndërsa plot 9 titullarë të sezonit të kaluar janë larguar, çka tregon përmasat e ndryshimit. Skuadra është ndërtuar nga e para dhe pritet të ketë një fytyrë krejtësisht të re në fushë. Pas tre vitesh pa fituar asnjë trofe dhe me një mungesë gjithnjë e më të ndjeshme në Kupat e Europës, Tirana nuk ka luksin të zhgënjejë sërish. Tifozeria kërkon titullin, ndërsa drejtuesit e kanë bërë të qartë se ky investim duhet të materializohet me trofe në fund të sezonit.

BYLISI MBETET KURTH NË BALLSH Historia e përballjeve mes Tiranës dhe Bylisit flet qartë në favor të bardhebluve. Në 53 ndeshje të luajtura dhe të analizuara, kryeqytetasit kanë fituar 26 takime, ndërsa ballshiotët kanë arritur vetëm 9 suksese. Pjesa tjetër, 18 ndeshje, janë mbyllur në barazim.

DOMINIMI – Tirana ka shënuar plot 88 gola ndaj Bylisit, duke pësuar vetëm 36, një diferencë e frikshme prej +52. Në shtëpi, bardheblutë kanë qenë pothuajse të paprekshëm: në 27 ndeshje në kryeqytet kanë fituar 18 herë, kanë barazuar 6 herë dhe vetëm 3 takime kanë përfunduar pa pikë. Me këtë bilanc, Tirana ka grumbulluar 96 pikë në total nga përballjet me ballshiotët, më shumë se dyfishi i 45 pikëve që ka marrë Bylisi.

FUSHA Megjithatë, historia nuk është njëanshme në të gjitha drejtimet. Në “Adush Muça” të Ballshit, Bylisi ka ditur të vërë shpesh në vështirësi bardheblutë. Nga 27 ndeshje, ballshiotët kanë fituar 7 herë dhe kanë nxjerrë 12 barazime, duke i marrë Tiranës pikë të rëndësishme në periudha të ndryshme të kampionatit. Tirana ka fituar 8 herë në Ballsh, por gjithmonë pas përballjes së ashpër dhe me shumë vështirësi.

HISTORIA Bilanci i përgjithshëm është i qartë. Tirana dominon. Por statistikat tregojnë gjithashtu se kur Bylisi luan në shtëpi, asgjë nuk është e lehtë për bardheblutë. Ballshi ka qenë shpesh një terren ku Tirana është ndalur dhe kjo mbetet një nga sfidat më të mëdha edhe për këtë sezon.DSGOLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL













Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *