August 23, 2025
e247f160-4abf-11f0-9cb9-84030113.jpg


Pritej prej kohësh ndërsa Meta zbuloi planin 7 vite më parë të shfaqjes së reklamave në WhatsApp. Tashmë ka nisur që prej ditës së Hënë dhe do të jenë të dukshme vetëm në tabin Updates.

Kompania thotës e ata që përdorin aplikacionin vetëm për të biseduar me miqtë dhe familjen në të vërtetë nuk do të shohin asnjë ndryshim në eksperiencën e tyre të përdorimit të WhatsApp.

E njëjta vlen edhe për dy hapësirat e tjera të kanaleve të abonuara dhe të promovuara. Meta tha se do të përdorë disa të dhëna të përdoruesve për shënjestrim me reklama siç është gjuha e pajisjes, vendodhja si shteti apo qyteti, kanalet që ndiqni dhe sesi ndërveproni me ta.

Nëse keni lidhur llogarinë tuaj WhatsApp në Qendrën e Llogarive të Meta, kompania tha se do të përdorë preferencën tuaj të reklamave nga platformat e tjera.

Kompania thotë se nuk do të përdorë e as të shesë të dhënat tuaja siç është numri i telefonit me reklamuesit. Meta thotë se 1.5 miliardë njerëz e përdorin çdo ditë tabin Status ndërsa reklamimi është burimi kryesor i të ardhurave të kompanisë.

Në të vërtetë shfaqja e reklamave në WhatsApp ka marrë më shumë kohë sesa mendohej. Mbi të gjitha është një kompani që prioritet ka gjenerimine. Të ardhurave për biznesin. /PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *