August 22, 2025
Screenshot_20250821-172409.png


Një hetim në County Durham ka zbuluar se parashutistja Jade Damarell, 32 vjeç, ka zgjedhur të mos hapë parashutën gjatë një hedhjeje nga 4600 metra lartësi, duke i dhënë fund jetës së saj.

Sipas autoriteteve, e reja nuk ka përdorur as parashutën kryesore e as atë rezervë, ndërsa kishte fikur edhe pajisjen automatike të aktivizimit (AAD). Hetimi tregoi se pajisjet ishin plotësisht funksionale.

Damarell, e cila kishte kryer mbi 500 hedhje dhe vetëm një ditë më parë kishte realizuar me sukses gjashtë të tjera, la një shënim në telefon ku kërkonte falje dhe falënderonte familjen për mbështetjen.

Mësohet se një natë para ngjarjes, ajo kishte përfunduar marrëdhënien me partnerin e saj.

Koroneri Leslie Hamilton konfirmoi se bëhej fjalë për vetëvrasje, ndërsa familja e përshkroi Jade si një shpirt të lirë, të dashur dhe të mbushur me energji që preku jetët e shumë njerëzve.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *