August 14, 2025
halilkastrati_307888167_811748376683468_4676716476412736854_n.jpg


Hoxha i njohur Halil Kastrati është bërë gjysh për herë të parë.

Lajmin e gëzueshëm e ka ndarë vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto me mbesën e tij, Reuda, duke përshkruar emocionet e veçanta të takimit të parë, shkruan “Kosovarja”.

“Takimi i parë me mbesën time, Reuda E falënderoj Allahun për këtë dhuratë të çmuar dhe për këto ndjenja që nuk përshkruhen me fjalë,” shkruan ai.

Ndërsa e mbante në krahë, Halili tregon se në zemër i lutej Zotit për shëndetin dhe jetën e gjatë të saj, që ta shohin duke u rritur e duke u gëzuar me të.

“Reuda, ti që më dhe epitetin ‘Gjysh’, Zoti të ruajt dhe të dhëntë krejt të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër. E lus Allahun që këto ndjenja t’ia dhurojë secilit” ishin fjalët e tij.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *