August 13, 2025
GUINDOOO.jpg


Postuar: Gusht 13, 2025 | 20:15

Mungon zyrtarizimi por Saliu Guindo mund të cilësohet një futbollist i ri i Dinamos. Sulmuesi i cili deri pak ditë më parë ishte pjesë e Egnatias, ësht larguar përfundimisht nga kampionët dhe i është bashkuar bluve.

GUINDOOO

Pas largimit të Mandelës, Dinamo ishte në kërkim të një qendërsulmuesi dhe trajneri Daja ka dhënë miratimin për Guindo, i cili nuk po gjente hapësirat që kërkonte me Egnatian. Ai nuk u përfshi në listën e rrogozhinasve për ndeshjet e turit të tretë të Ligës së Konferencës dhe qartësisht divorci mes palëve ishte i pashmangshëm.

Akorid me blutë është gjetur shpejt dhe Guindo që sot është shfaqur në stërvitje me skuadrën e Ilir Dajës, para sfidës së kthimit ndaj Hajduk Split në stadiumin “Air Albania”, siç e tregon foto e publikuar nga gazetari Mantho Prokopi.

guindo

PANORAMSPORT.AL













Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *