August 12, 2025
Toci_in_maglia_dolomitica-1024x514.jpg


Postuar: Gusht 12, 2025 | 11:03

Sulmuesi shqiptar, Eljon Toçi që luan për Dolomiti Bellunesi ka folur përpara ndeshjes me Union Breshia, e cila do të zhvillohet më 17 gusht (ora 21:00), e vlefshme për raundin e parë të Kupës së Italisë.

Toci_in_maglia_dolomitica-1024x514

“Sigurisht që na pret një ndeshje e vështirë. Breshia është ndër favoritët për të fituar kampionatin dhe, për më tepër, ne do të luajmë në një stadium të rëndësishëm. Por do të përgatitemi për ndeshjen sa më mirë që të mundemi: do të shkojmë në Breshia me kokën lart, duke synuar të sigurojmë një rezultat pozitiv. Po punojmë mirë. Që nga ndeshja e fundit, kundër një kundërshtari të Serie D, kemi marrë përgjigje të rëndësishme. Gjithashtu sepse testi na ndihmon të futemi në gjendjen e duhur. Qëllimi im? Për një sulmues, gjetja e portës është thelbësore, por ajo që ka më shumë rëndësi është progresi i skuadrës. Këtu, gjeta një grup fantastik dhe një klub të përbërë nga njerëz seriozë. Ata më bënë të ndihem menjëherë si në shtëpi. E gjithë kjo më ndihmoi të ambientohem shpejt”, përfundoi ai.

Pas ndeshjes në “Rigamonti”, skuadra dolomitike do të kthehet në Lombardi për ndeshjen e parë të kampionatit të Serie C, të planifikuar për të shtunën, më 23 gusht, në Zanica: shtëpia e AlbinoLeffe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *