
Postuar: Gusht 12, 2025 | 14:12
Pas zaptimit dhe plaçkitjes të News24, të cilës prej mëngjesit të së shtunës iu është hequr sinjali, është hequr me vinç logo e televizionit e vendosur jashtë ambienteve të godinës.Logo e News 24 u mor nga gazetari Osman Stafa dhe u vendos në një panel të improvizuar jashtë godinës.
“Logo është hequr nga ballina e godinës, ashtu si po veprohet me logon e Radio Rash, Gazeta Shqiptare dhe Balkan Web”, tha gazetari.
Mbrëmjen e djeshme (11 Gusht) nisi edhe plackitja e ambienteve të brendshme ku u nxorrën nga godina tavolinat, dosjet e gazetarëve dhe pajisjet e tjera personale.
Ndërkohë në ditën e katërt të mbylljes së sinjalit, News24 ka nisur transmetimin live para godinës së zaptuar nga policia ushtarake.
Pjesë e panelit të studios së improvizuara janë figura të njohura politike të cilat prej ditësh kanë shprehur solidaritetin e tyre në mbështetje të punonjësve të Focus Media News.
PANORAMASPORT.AL
