
Nën ndikimin e një mase ajrore shumë të nxehtë nga jugu, përkatësisht nga Afrika, në Republikën e Maqedonisë do të vazhdojë moti i qëndrueshëm, i thatë, me diell dhe shumë i nxehtë, me shfaqje të herëpashershme të vranësirave të pakta lokale. Herë pas here do të fryjë erë nga drejtimi lindor dhe verilindor.
Në Shkup dhe rrethinë, moti po ashtu do të mbetet i qëndrueshëm, i thatë, shumë i nxehtë dhe me diell, me vranësira të pakta lokale. Herë pas here do të fryjë erë nga drejtimi lindor dhe verilindor.
Temperaturat e ajrit do të jenë shumë të larta dhe kudo do të kalojnë 30°C, ndërsa në shumë zona do të tejkalojnë 35°C. Në luginën e Vardarit pritet të arrijnë deri rreth 40°C. Edhe në Shkup dhe rrethinë, temperatura do të ngjitet deri rreth 40°C.
Për shkak të valës së nxehtësisë nga Afrika, e cila po shkakton temperatura jashtëzakonisht të larta, u bëhet thirrje qytetarëve që, pa nevojë, të mos dalin gjatë pjesës më të nxehtë të ditës (nga ora 11:00 deri në 17:00) dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje.
Reshje nuk priten as në ditët në vijim, çka do të thotë se gjatë gjithë kësaj jave do të kemi mot të thatë dhe të qëndrueshëm në mbarë Maqedoninë.(INA)