
3
Yjet e estradës dikur vallëzonin me këngën e Jozit, sot heshtje pas incidentit në BBVA, shkruan “Kosovarja”.
Në një nga xhirimet festive të vitit të ri, Jozi u shoqërua nga një skenë plot energji, ku Meda, Lori, Remi, Vjollca Haxhiu e të tjerë kërcenin në ritmin e këngës së tij.
Pamjet e gëzueshme të asaj kohe tregojnë një atmosferë miqësie dhe bashkëpunimi artistik, shkruan “Kosovarja”.
Megjithatë, pas incidentit në ‘Big Brother VIP Albania’, ku Jozi sulmoi fizikisht Gjestin, nuk dihet nëse ai ende gëzon respektin e kolegëve që dikur vallëzonin krah tij.