August 10, 2025
IMG_1148.webp.webp


Një video e postuar në rrjet, ku Kiara Tito dhe Luiz Ejlli shfaqen në shoqërinë e Ardit Gjebreas dhe familjes së tij, ka ndezur rrjetet sociale dhe ka hapur diskutimin:

A do të jenë dyshja e njohur prezantuesit e edicionit të ardhshëm të “Kënga Magjike”?

Në pamjet që kanë bërë xhiron e mediave, Luizi dëgjohet duke bërë një koment me ironi karakteristike:

“E zëvendëson goca e tij Arditin. Ju mendoni se me mua? Harrrojeni! Me Kiara Titon.”

Kaq ka mjaftuar që emrat e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit të përfliten si bashkëprezantues përkrah Ardit Gjebreas dhe vajzës së tij, Anna, e cila tashmë është konfirmuar për skenën e festivalit.

Por, siç shpesh ndodh në botën e showbizit, gjithçka rezultoi të ishte një batutë.

Vetë Luizi është shprehur më pas se bëhej fjalë për një koment me humor dhe se nuk ka asnjë plan konkret që ai apo Kiara të jenë pjesë e prezantimit të “Kënga Magjike”.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur publikun nga spekulimet dhe dëshirat për të parë sërish çiftin në një projekt televiziv.

Për momentin, mbetet vetëm një shaka që ndezi për pak orë skenarin e një bashkëprezantimi të bujshëm.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *