August 10, 2025
Bashkimi-Evropian-2.webp.webp


Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila përcaktoi se Kuvendi duhet të zgjedhë kryetarin e ri përmes një procesi votimi të hapur dhe brenda afatit prej 30 ditësh.

Në deklaratën e BE-së thuhet se vendimi i Gjykatës ka dhënë sqarime të rëndësishme dhe se të gjitha partitë politike në Kuvendin e Kosovës duhet ta respektojnë këtë vendim dhe të gjejnë kompromisin e nevojshëm për të zgjedhur Kryetarin dhe Nënkryetarët e rinj të Kuvendit.

“BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që t’i përmbahen këtij vendimi dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të ecur me shpejtësi me procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe Zëvendëskryetarëve”.

“Nuk ka më kohë për t’u humbur në bllokadën politike”, thuhet në reagimin e BE-së, duke bërë thirrje për veprim të shpejtë dhe të bashkërenduar të forcave politike në funksion të rikthimit të normalitetit institucional.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *