
I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, gjykata e Tiranës konfirmoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun, i njohur edhe me mbiemrat Mamo dhe Serjani, i cili ua rrestua pak ditë më parë në Orikum, së bashku me Julian Aliajn dhe 3 të tjerë, pas një kohë të gjatë në kërkim.
Para togave të zeza, 41-vjeçari, i njohur edhe me nofkën “Pole Qorri” ka mohuar të ketë lidhje me ekzekutimin e ish policit më 15 mars 2024 në Larushk të Fushë Krujës.
Po ashtu, ai pretendon se arsyeja pse dyshohet si vrasës i Gentjan Bejtjas është se 10 ditë para eliminimit të këtij të fundit, ai ka përdorur një automjet “Golf”, tip makine që dyshohet se kanë përdorur autorët për të lëvizur në ditën e ngjarjes. Flodian Plaku u përfaqësua në gjykatë nga avokati i caktuar nga gjykata, Edvis Gorishti, i cili kërkoi një masë më të butë sigurie, por që u refuzua.