August 4, 2025
yll.jpg


20 GUSHT,

STADIUMI I ARM-së!

Avalon International Booking në bashkëpunim me Three60 Music kanë kënaqësinë të shpallin njërën nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Shkup këtë verë: Yll Limani Live Show – më 20 Gusht në stadiumin e ARM-së!

Përgatituni për një mbrëmje të mbushur me emocione, energji autentike dhe një përjetim të paharrueshëm muzikor!

Një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë të skenës moderne, YLL LIMANI, vjen në Shkup me baladat e tij të njohura dhe pop-hitet që kanë lënë gjurmë.

Publiku do të ketë rastin të shijojë koncertin të shoqëruar nga një bend prej 10 muzikantësh profesionistë, në një performancë që premton art dhe ndjesi të paharrueshme!

Ky koncert nuk është vetëm një ngjarje – është simbol i një epoke të re të zëshme, moderne dhe emocionale.

Yll Limani do t’i performojë të gjitha hitet më të dashura, do të sjellë surpriza me versione të reja dhe do të na bashkojë të gjithëve përmes fuqisë së muzikës. Do të ketë dashuri, lot dhe buzëqeshje.

🎟 Biletat online:

Kategoritë dhe çmimet:

•⁠ ⁠Parter: 1.500 den / 24.5 €

•⁠ ⁠Fan Pit (numër i kufizuar – vetëm 2000 bileta): 2.500 den / 40 €

Presim një publik të gjerë nga e gjithë Maqedonia dhe rajoni – ndaj përgatituni dhe sigurojeni biletën tuaj sa më shpejt!

Avalon International Booking



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *